Një person është arrestuar në fshatin Vraniq të Suharekës.
Kjo pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë si dhe 21 gëzhoja.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, raporton policia.