Banesa e një të dyshuarit për terrorizëm është kontrolluar nga policia në Prishtinë.
Sipas njoftimit, në banesën dhe objektet përkatëse tek i dyshuari, policia gjeti dhe sekuestroi:
Tri zolla, gjashtë fishekë special, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) me peshë 269.3 gram, peshore elektronike, një USB, grinder, një telefon dhe dy mbështjellëse të zollave (qese).
Lidhur me rastin, personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale është dërguar në mbajtje