Gruaja nga Prishtina raporton se ish-partneri i saj po ushtron dhunë psikike dhe po e kërcënon, ai s’paraqitet në polici

Kronikë e zezë

Gruaja nga Prishtina raporton se ish-partneri i saj po ushtron dhunë psikike dhe po e kërcënon, ai s’paraqitet në polici

Më: 11 janar 2025 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Një grua në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pasë në vazhdimësi dhunë psikike dhe se është kërcënuar nga ish-partneri i saj.

Policia tha se ai është thirrur në telefon, por se nuk është paraqitur në polici, ndërsa shtoi se për këtë rast është njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe Njësia për Mbrojtjen e Viktimave.

“Prishtinë 10.01.2025 – 13:30. Viktima femër kosovare, ka lajmëruar se në vazhdimësi ka pasur dhunë psikike dhe kërcënime nga i dyshuari mashkull kosovar- ish partneri i saj.

Lidhur me rastin është thirrur përmes telefoni i dyshuari i lartcekur, por nuk është paraqitur në polici. Është njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe Njësia për Mbrojtjen e Viktimave. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti i lartcekur. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat