Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar në Polici se në vazhdimësi ka pasur dhunë psikike dhe kërcënime nga i dyshuari mashkull kosovar, ish partneri i saj.
Rasti është raportuar të premten në ora 13:30 në Prishtinë.
“Viktima femër kosovare, ka lajmëruar se në vazhdimësi ka pasur dhunë psikike dhe kërcënime nga i dyshuari mashkull kosovar, ish partneri i saj. Lidhur me rastin është thirrur përmes telefoni i dyshuari i lartcekur, por nuk është paraqitur në polici”, thuhet në raport.
Policia tutje njofton se është njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe Njësia për Mbrojtjen e Viktimave.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti i lartcekur. Rasti mbetet në hetime.