Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga terminali doganor zyrtarët doganor kanë njoftuar se në terminal, kamioni i cili ishte i bllokuar në hangar i është këputur litari i metaltë.
Rasti ka ndodhur në terminalin në fshatin Miradi të Epërme në Fushë Kosovë, ndërsa është cilësuar si “heqje apo dëmtim i vulave zyrtare”.
“Nga terminali doganor zyrtarët doganor kanë njoftuar se në terminal, kamioni i cili ishte i bllokuar në hangar i është këputur litari i metaltë”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-shoferi i kamionit, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia thotë se rasti është në hetime.