Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është gjetur një snajper me një karikator.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE-Deçan,11.01.2025-17:40.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është hasur dhe konfiskuar një armë e llojit Snajper kal.8×57 me një karikator.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”