Rahovec: Gruaja konsumon medikamente pas mosmarrëveshjes me bashkëshortin, i dyshuari arrestohet

Kronikë e zezë

Rahovec: Gruaja konsumon medikamente pas mosmarrëveshjes me bashkëshortin, i dyshuari arrestohet

Më: 13 janar 2025 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Një grua në Rahovec ka pranuar trajtim mjekësor pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente dhe detergjente të ndryshme pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj.

Viktima është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, është arrestuar nga policia. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është sjellë në emergjencë pasi që, dyshohej se e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar dyshohet se ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme. Viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjeksor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat