Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, të gjithë të dyshuarit burra

Kronikë e zezë

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, të gjithë të dyshuarit burra

Më: 13 janar 2025 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Gjatë 24-orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Sipas raportit policor, tri raste kanë ndodhur në Prishtinë, dy në Fushë-Kosovë, një në Klinë, një në Gjakovë dhe një rast është raportuar në Rahovec, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në raportin e Policisë, thuhet se në Prishtinë, një burri është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar të dashurën e tij.

“Prishtinë 12.01.2025 – 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti kishte sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në Prishtinë është arrestuar një burrë pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht ish-të dashurën e tij.

“Prishtinë 12.01.2025 – 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti kishte sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Një rast i dhunës në familje është raportuar po ashtu të dielën në Prishtinë, ku një burrë ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

“Prishtinë 12.01.2025-11:00. Dyshohet se pas një mos marrëveshje viktima femër/kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Në Fushë-Kosovë një burrë është shoqëruar në polici nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj një gruaje.“Fushë- Kosovë  12.01.2025,-12:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës femër/kosovare. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Po ashtu policia ka njoftuar se një burrë gjendet në arrati, i cili dyshohet për pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht një grua në Fushë-Kosovë.

“Fushë-Kosovë  12.01.2025-07:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.

Në Klinë është raportuar se një burrë ka sulmuar fizikisht një gruar.

“Klinë 09.01.2025-11:00. I dyshuari m/k, pas një mosmarrëveshje, dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën f/k. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Në Rahovec një grua dyshohet se ka përdorur medikamente e detergjente të ndryshme pasi ka pasur mosmarrëveshje më bashkëshortin e saj, i cili thuhet se është arrestuar.

“Rahovec 12.01.2025-09:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sjellë në emergjencë pasi që, dyshohej se e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar dyshohet se ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme. Viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjeksor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në raportin e Policisë, thuhet se në Gjakovë, një burri është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar të bashkëshorten e tij.

“Gjakovë 12.01.2025-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër. Me vendim të prokurorit  pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat