Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një gruaje, dyshohet për vjedhje

Kronikë e zezë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një gruaje, dyshohet për vjedhje

Më: 13 janar 2025 Në ora: 14:41
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një gruaje, dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e gruas e cila dyshohet për veprën “Vjedhje”.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës të publikuar në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se çdo informatë e dhënë nga qytetarët mund të dërgojë në identifikimin e të dyshuarës.

“E dyshuara kërkohet për veprën Vjedhje.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarës apo vend-ndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat