Një 43-vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje në banesën e saj në Prishtinë

Kronikë e zezë

Një 43-vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje në banesën e saj në Prishtinë

Më: 13 janar 2025 Në ora: 18:35
Ilustrim

Një grua është gjetur i vdekur brenda një apartamenti, në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci bëri të ditur se PK ka pranuar informatë për rastin rreth orës 11:30.

Sipas tij, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, 43 vjeç.

Borovci theksoi se mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat