Dy persona janë arrestuar gjatë 24 orëve, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “dhunim”.
Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, ku i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se më 7 janar kishte kryer veprën penale të lartcekur.
Pas arrestimit dhe intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Policia ka nisur hetimet për rastin.
Rasti tjetër ka ndodhur në Vushtrri. Një tjetër mashkull kosovar dyshohet për kryerjen e veprës së dhunimit.
Pas arrestimit dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.