Policia po i heton dy raste të ndara të vdekjes në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia po i heton dy raste të ndara të vdekjes në Prishtinë

Më: 14 janar 2025 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Policia e Kosovës është duke i hetuar dy raste të ndara të vdekjes në Prishtinë të cilat kanë ndodhur dje.

“Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke hetuar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës për rastin e parë.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante si dhe njësia e emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet për rastin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat