Gjendet trupi i pa jetë i 26 vjeçarit që u raportua i zhdukur javë më parë në Prizren

Kronikë e zezë

Gjendet trupi i pa jetë i 26 vjeçarit që u raportua i zhdukur javë më parë në Prizren

Më: 14 janar 2025 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Është gjetur trupi i pajetë i 26 vjeçarit sot rreth orës 08:20 në lumin “Drini i Bardh”, në afërsi të urës së fsahtit Rugovë në Prizren.

Lajmin për telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, një qytetar e ka vërejtur një trup të pajetë në lum dhe ka lajmëruar policinë.

Më datë 14.01.2025, rreth orës 08:20, policia është informuar se një qytetar e ka vërejtur një trup të pa jetë në lumin “Drini i Bardh” në afërsi të urës së fshatit Rugovë.

Me të marr këtë informacion, hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren dhe zyrtar nga Drejtoria Rajonale e  Policisë së Gjakovës kane dal në vend ngjarje, ku kane vërejtur një trup të pa jetë”, ka thënë Bytyqi.

Tutje ai tha se pas kontrollit të rrobave të trupit të pajetë janë gjetur dokumentacion me emrin e personit të raportuar ditë më parë si i zhdukur.

Pas kontrollimit të viktimës nga njësit përkatëse, në rrobat e viktimës janë gjetur dokumentacion personal në emër të Arban HISARI,  DL.05.06.1998 si dhe rrobat të cilat i kishte viktima, ishin të njëjtat sikur në ditën kur është raportuar i zhdukur nga familjaret, andaj besohet se  trupi i pa jete është i viktimës së lartcekur.

Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit”, ka thënë Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat