Një person është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën tentim vrasje ndaj dy viktimave.
Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur në Prishtinë më 7 janar.
Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas dhe 4-fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.