Policia ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri, dhe po ashtu kishte refuzuar të dorëzohet.
Rasti ka ndodhur nё lagjen Fidanishte, nё rrugën “Ali Bajraktari”.
“Njёsitet Policore menjёherё kanё dalё ne vendin e ngjarjёs, fillimisht i dyshuari ёshtё vërejtur me armё duke u ekspozuar nё ballkonin e banesёs nё katin e tretё, i njëjti ka refuzuar tё dorёzohet, duke iu drejtuar zyrtarëve Policor se nëse afroheni do tё ju gjuaj ose do ta vras vetën. Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente, stafi menaxhues i DRP Pejё, dhe Prokurori i shtetit, dhe pas njё kohe negocimi me tё dyshuarin, i njëjti ёshtё arrestuar”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se në banesën e tё dyshuarit janё gjetur dhe sekuestruar një pushkё automatike, dhe njё karikator i sё njëjtёs armё.
Po ashtu, njё armё pistoletё Zoraki, dhe njё karikator i sё njëjtёs armё 36 fishekё kal: 7.63×39, 35 fishekё kal: 32 auto, 3 gёzhoja kal: 7.63×39, 2 gёzhoja kal: 32 auto, njё thikё (Bajonetё)
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.