Vrasje në tentativë në Morinë, shtetasi i Shqipërisë raporton se persona të panjohur e kanë plagosur

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Morinë, shtetasi i Shqipërisë raporton se persona të panjohur e kanë plagosur

Më: 15 janar 2025 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një vrasje në tentativë në Morinë të Gjakovës, të martën në ora 02:30.

Në raportin policor bëhet e ditur se shtetasi i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor.

Pasi i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij kufirin Shqipëri-Kosovë në drejtim të tij person-a të panjohur kanë shtënë me armë zjarri duke e qëlluar.

Të njëjtit i është bërë matja me alkool test dhe ka rezultuar pozitiv. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat