Ekstradohet nga Shqipëria një i dyshuar për dhunim

Kronikë e zezë

Ekstradohet nga Shqipëria një i dyshuar për dhunim

Më: 15 janar 2025 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Është ekstraduar dje nga Shqipëria një shtetas kosovar i cili dyshohet për veprën penale “dhunim”.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari pretendohet se ka kryer krimin më 13 tetor të vitit të kaluar në Prizren.

“Më 14.01.2025 lidhur me rastin pas një pune hetimore së bashku me autoritetet e Shqipërisë është ekstraduar nga Shqipëria i dyshuari mashkull kosovar.

I dyshuari me urdhër të gjykatës është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat