Policia ka njoftuar se dje në Suharekë është arrestuar një 29 vjeçar i cili ishte i kërkuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
“Me 14.01.2025, në Suharekë është arrestuar i dënuari A.B 29 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren/Dega Suharekë kishte lëshuar Urdhëresat, Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren/Dega Suharekë, për veprën penale “Lëndim i rënd trupor”.”
Ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej tre vite (3) burgim. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.”