Kanosi punëtorin e KEDS-it në Zveçan, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Kanosi punëtorin e KEDS-it në Zveçan, arrestohet i dyshuari

Më: 16 janar 2025 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët e KEDS-it kërcënohen e pengohen gjatë kryerjes së punës, qoftë për shkak të punimeve, ose shkyçjeve nga rrjeti elektrik.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Zveçan.

Burimet e medias kanë bërë të ditur se një qytetar ka kërcënuar punëtorin e KEDS-it, derisa ky i fundit ka qenë duke i vendosur disa njehsorë të rrymës.

Përballë kësaj situate, viktimat e kanë denoncuar rastin dhe kanë kërkuar ndihmë nga Policia.

Këta të fundit janë vënë menjëherë në veprim dhe kanë arrestuar dhe shoqëruar në stacion të dyshuarin, i cili është intervistuar nga hetuesit policorë.

Ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për veprën penale “kanosje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat