Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Më: 16 janar 2025 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të falsifikimit të dokumentit.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“Raportohet se të dyshuarit një mashkull dhe një femër me shtetësi të huaj kanë tentuar që të fluturojnë nga Aeroporti Prishtinë për në Vjenë, duke prezantuar leje qëndrim të një shteti tjetër e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuar femër së bashku me fëmijë në qendrën për punë sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat