Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie dhe marrje të ryshfetit për lehtësimin e procedurës për kalimin e testit me shkrim për kategorinë B të vozitjes.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak të dyshimit se njëri prej tyre në cilësi të instruktorit të vozitjes në një auto shkollë private ka pranuar nga i dyshuari tjetër para me qëllim të lehtësimit të procedurës për kalimin e testit me shkrim për kategorinë B të vozitjes”, thuhet në njoftim.
Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 600 euro para të gatshme dhe dy telefona celularë.
“Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.