Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për vjedhje të rëndë, blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerje të veprës penale.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar për shkak të dyshimit se dy prej tyre kishin vjedhur në dy restorante gjësende dhe pije alkoolike.
Ato më pastaj ua kishin shitur dy të dyshuarve tjerë.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.