​Lokalizohet zjarri, 13 persona marrin trajtim mjekësor

Kronikë e zezë

​Lokalizohet zjarri, 13 persona marrin trajtim mjekësor

Më: 16 janar 2025 Në ora: 19:48 Përditësuar në ora: 21:25 më 16.01.2025
Pamje nga vendi i ngjarjes

​Dy vetura të djegura nga zjarri në “Emshir”

Ndërkohë që zjarri është lokalizuar, dy vetura raportohet të jenë djegur në një garazh në lagjen “Emshiri” në Prishtinë.

Policia e Kosovës është duke hetuar shkakun e zjarrit që ka shpërthyer rreth orës 18:40, ndërkohë që 13 persona kanë marrë trajtim mjekësor si pasojë e tymit.

Tash për tash nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

​Lokalizohet zjarri, 13 persona marrin trajtim mjekësor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është lokalizuar zjarri që shpërtheu sonte në një banesë në lagjen “Emshir” të Prishtinës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinës, ka konfirmuar për KosovaPress se deri më tash 13 persona kanë marrë trajtim mjekësor.

“Aktualisht situata është vënë nën kontroll. Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve. Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrin në trembëdhjetë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se po vazhdojnë ekzaminimet e nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente mbi shpërthimin e zjarrit.

Image

 

​Djegia e banesës në kryeqytet, disa persona trajtohen nga ekipet mjekësore

Policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi shpërthimin e zjarrit sonte në një ndërtesë në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:40 në lagjen “Emshiri”.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Derisa po vazhdon evakuimi banorëve të ndërtesës, bazuar në të dhënat e deritanishme disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat