Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, për më pak se një javë, ka shqiptuar 1246 gjoba trafiku.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
Hetim i nëntë (9) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për nëntë (9) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, tutje apelon tek të gjithë gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët.