Pas një pune hetimore, Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me inicialet P.L. (35) nën dyshimin për vjedhje të veturës BMW X-5 me targa vendore më 23 tetor 2024, e cila ishte e parkuar në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj, në afërsi të Kaçanikut.
Nga hetimet rezulton se vetura ishte kaluar jashtë kufirit të Kosovës dhe ishte shitur.
Pas intervistimit nga hetuesit policorë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Në lidhje me rastin, në cilësinë e dëshmitarëve, janë intervistuar edhe dy persona të tjerë, shtetas të huaj.