Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet e armatosura, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri për shtëpitë private, bizneset dhe jo vetëm. Një rast i tillë nga ndodhur dje në Prishtinë, ku cak i grabitjes ishte një institucion mikrofinanciar.
Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur në mes të ditës në rrugën “Agim Ramadani”, në institucionin “Capital Ria”.
Media mëson se dy persona nën kërcënimin e armës kanë arritur që t’i grabisin mbi 400 euro.
Në lidhje me këtë rast janë informar institucionet e sigurisë në vend, me ç’rast policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se tashmë kanë filluar hetimet për zbardhjen e detajeve të këtij rasti.