Një grua dhe një burrë janë arrestuar dje në Deçan për keqpërdorim të detyrës zyrtare pasi dyshohet se për qëllime të dobisë pasurore për vete ia kanë keqpërdorur kartelat bankare personave me aftësi të kufizuara (në shtëpinë e komunitetit) dhe kanë bërë tërheqjen e mjete pensioneve
“Më 17.01.2025 janë arrestuar një mashkull dhe një femër nën dyshimin se të në bashkëveprim me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, duke u keqpërdorur kartelat bankare personave me aftësi të kufizuara (në shtëpinë e komunitetit), kanë bërë tërheqjen e mjete pensioneve”, dha detaje të reja sot policia.
“Janë kontrolluar tre lokacione dhe si prova materiale janë sekuestruar 6 kartela bankare në emër të personave, një telefon celular, dy armë zjarri dhe dokumente tjera lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.