Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e familjes Murati në Ferizaj: Vedhin 30 mijë euro të fshehura

Kronikë e zezë

Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e familjes Murati në Ferizaj: Vedhin 30 mijë euro të fshehura

Më: 19 janar 2025 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga vjedhjet e grabitjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri. Një rast i tillë ka ndodhur në familjen Murati në fshatin Jezerc të Ferizajt.

Pronari i shtëpisë ka kërkuar ndihmën e Policisë ditën e djeshme dhe e ka denoncuar vjedhjen që ndodhi në shtëpinë e tyre.

Media ka mësuar se në shtëpinë e familjes Murati, hajnat kanë arritur të depërtojnë në pullaz – ku pronari kishte lënë një shumë jo fort të vogël parash.

Bazuar në dëshminë e tij, bëhet fjalë për hiç më pak se 30 mijë euro para të gatshme – që pronari i shtëpisë i kishte fshehur në kavanozë.

Viktima nuk ka ngritur dyshime se kush mund te jenë personat që ia vodhën paratë, por ka kërkuar ndihmë. 

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa vazhdojnë hetimet për gjetjen e të dyshuarve dhe arrestimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat