Tre të dyshuar nën kërcënimin e thikës dhe sëpatës, ia grabisin një varëse ari dhe një orë dore një personi në Gjilan

Kronikë e zezë

Tre të dyshuar nën kërcënimin e thikës dhe sëpatës, ia grabisin një varëse ari dhe një orë dore një personi në Gjilan

Më: 19 janar 2025 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Dy persona të shoqëruar nga një person tjetër, nën kërcënimin e një sëpate dhe thike, ia kanë grabitur një personi një zinxhir qafe dhe një orë dore.

Rasti po hetohet.

“GRABITJE – Gjilan / 18.01.2025-19:30.  Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovar të shoqëruar nga një i dyshuar tjetër nën kërcënimin e një sëpate dhe thike, i kanë grabitur viktimës m/k një zinxhir qafe nga ari dhe një orë dore.

Të dyshuarit  janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë me targa vendore, rasti nën hetime.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat