Digjet kati i fundit i një ndërtese, banorët evakohen

Kronikë e zezë

Digjet kati i fundit i një ndërtese, banorët evakohen

Më: 19 janar 2025 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Një zjarr ka përfshirë pullazin dhe katin e fundit të një ndërtese në Ferizaj, ku si pastaj janë evakuar të gjithë banorët e ndërtesës.

Sipas Policisë, ata fillimisht kanë marrë informacion se në një ndërtesë banimi është vërejtur një zjarr.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë bërë evakuimin e të gjithë banorëve, ndërsa njësitë e zjarrfikësve kanë intervenuar duke e lokalizuar zjarrin që kishte kapluar komplet pullazin dhe katin e fundit të ndërtesës.

Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur ndonjë person të lënduar. Rasti mbetet nën hetime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat