Policia rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të aksidenteve në komunikacion.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që kaloi, nga data 13-19/01/2025 ka shqiptuar 1009 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 6 patentëshoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, janë raportuar 29 aksidente, prej tyre, 11 me të lënduar, 18 persona kanë pësuar lëndime dhe 18 me dëme materiale.
Policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.