Njësiti i Hetimeve Rajonale nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të shpejta dhe efikase operative e hetimore ka arritur që të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar meshkuj kosovar E.D. (viti i lindjes 2002) dhe A.I. (viti i lindjes 2002), të dyshuar për përfshirje në rastin grabitje.
Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur një ditë më parë me datën 18.01.2024, ku të dyshuarit nën kërcënimin e mjeteve të mprehta (sëpatë dhe thikë), i kanë grabitur viktimës mashkull kosovar një zinxhir qafe nga ari dhe një orë dore.
“Të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Rasti me kallëzim penal procedohet në Prokurorinë Themelore".