Tentim-vrasje në Gjakovë

Kronikë e zezë

Tentim-vrasje në Gjakovë

Më: 20 janar 2025 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në Gjakovë.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë drejtori rajonal i Policisë Lumni Graishta.

Graishta tha se nuk ka të lënduar nga ky rast.

“E kam pranuar si informacion se në Gjakovë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:45. Nuk ka të lënduar nga ky rast”, deklaroi Graishta.

“Viktima ka shkuar dhe e ka raportuar rastin në stacionin policor. Të dyshuarit janë identifikuar dhe janë në kërkim nga policia. Cak i sulmit ka qenë një veturë në lëvizje”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat