Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Gjakovë.
Sipas policisë dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë me veturë, të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.
Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ku kanë gjetur disa gëzhoja.
“Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.