Policia në Leposaviq ndalon një automjet, ja çka gjen

Kronikë e zezë

Policia në Leposaviq ndalon një automjet, ja çka gjen

Më: 21 janar 2025 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli të një automjeti ka gjetur sprej lotsjellës, shufër metalike dhe thikë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Zrnosek të Leposaviqit.

“Njësia policore ka ndaluar një automjet me targa lokale me vozitës mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe sekuestruar një sprej lotsjellës, një shufër metalike si dhe një thikë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat