Nga plumbi qorr dëmtohet xhami i një objekti në Prizren, policia identifikon të dyshuarin

Kronikë e zezë

Nga plumbi qorr dëmtohet xhami i një objekti në Prizren, policia identifikon të dyshuarin

Më: 21 janar 2025 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Prizren.

Në raportin policor thuhet se nga një predhë (plumb qorr) ishte dëmtuar xhami i dritares së një objekti.

“Është raportuar se nga një predhë (plumbi) qorr ishte dëmtuar xhami i dritares së një objekti. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit policore dhe kanë arritur që ta identifikojnë të dyshuarin, mashkull shtetas të Shqipërisë”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat