Ferizaj: 37 persona të arrestuar, 11 vjedhje dhe 6 raste dhune në familje gjatë javës së kaluar

Ferizaj

Ferizaj: 37 persona të arrestuar, 11 vjedhje dhe 6 raste dhune në familje gjatë javës së kaluar

Më: 21 janar 2025 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Policia  e Ferizajt ka realizuar një numër të konsiderueshëm aktivitetesh gjatë javës së kaluar.

Gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar gjithsej 11 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur në disa komuna të rajonit: 9 raste në Ferizaj, 1 në Kaçanik dhe 1 në Shtime.

Poashtu, janë raportuar 6 raste të dhunës në familje, me 4 raste në Ferizaj, 1 në Shtime dhe 1 në Kaçanik.

Njëherësh, policia ka realizuar 37 arrestime, duke kapur persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat