Dy raste të zhdukjes, policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Dy raste të zhdukjes, policia nis hetimet

Më: 21 janar 2025 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Një mashkull kosovar është raportuar si i zhdukur në Gjilan, pas daljes nga shtëpia më 20 janar.

Policia e Kosovës ka marrë raportin dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar rastin dhe për të përcaktuar vendndodhjen e tij.

Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur këtë ngjarje.

Po ashtu, një femër kosovare është raportuar e zhdukur në Shtërpcë pasi ka dalë nga shtëpia më 18 janar.

Autoritetet policore kanë nisur procedurat e hetimeve për të gjetur të zhdukurën dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat