Grabitet nën kërcënimin e armës një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Kronikë e zezë

Grabitet nën kërcënimin e armës një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Më: 21 janar 2025 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Sot në mesditë është grabitur një institucion mikrofinanciar në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar/maskuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash”, bëhet e ditur Ahmeti.

Tutje Ahmeti ka thënë se Policia ka arrtiur ta arrestojë njërin prej personave të dyshuar vetëm pak minuta pas raportimit të rastit.

Sipas Policisë personat e njëjtë dyshohet se të jenë të përfshirë në grabitjen e armatosur që ndodhi me datën 17 janar 2025, në rrugën “Agim Ramadani”në Prishtinë.

“Reagimi i shpejtë i zyrtarëve nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka rezultuar me arrestimin e njërit prej personave të dyshuar vetëm pak minuta pas raportimit të rastit. Personi i dyshuar aktualisht po intervistohet, përderisa hetuesit janë në kërkim të personit të dytë, të cilin tashmë e kanë identifikuar. Personat e njejtë dyshohet të jenë të përfshirë në grabitjen e armatosur që ndodhi me datën 17 janar 2025, në rrugën “Agim Ramadani”në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat