Policia e Kosovës njofton se sot kanë arrestuar edhe të dyshuarin e dytë nën dyshimin për vjedhje të veturës.
Bëhet fjalë për një grua F.L. e moshës 28 vjeçe , të cilën policia e kanë shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut dhe pas intervistimit dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, e dyshuara është ndaluar për 48 orë.
Policia po ashtu katër ditë më parë, më 17 janar të këtij viti kanë arrestuar të dyshuarin P.L. (M/K), 35 vjeç, i cili me vendim të prokurorit të shtetit ishte ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore.
Sipas policisë më datë 23.10.2024, rreth orës 21:10, në stacionin policor të Kaçanikut është raportuar një rast i vjedhjes së një veture BMW X-5 me targa vendore. Sipas policisë, vetura ishte parkuar në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj, në afërsi të Kaçanikut.