Aksidentohen me veturë zyrtare, lëndohen tre policë të Kosovës

Kronikë e zezë

Aksidentohen me veturë zyrtare, lëndohen tre policë të Kosovës

Më: 22 janar 2025 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Drenas, ku një veturë e Policisë është aksidentuar, duke u shkaktuar lëndime disa policëve.

Siç merr vesh media të lënduar kanë mbetur tre zyrtarë policorë.

Policët janë aksidentuar me veturën e tyre zyrtare, derisa ishin duke shkuar në Mitrovicë, mëson Sinjali nga burimet e saja.

Zyrtarët policorë i përkasin siç merr vesh media stacionit policor të Rahovecit, po që për detyrë ishin duke udhëtuar drejt Mitrovicës.

Ende nuk dihet për gjendjen e tyre shëndetësore, pasi Policia s’ka folur akoma për rastin pavarësisht se është pyetur nga media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat