Një gruas nën kërcënimin e armës dy të dyshuar ia kanë grabitur një shumë të parave dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:10 në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë.
Tutje thuhet se lidhur me rastin është arrestuar një person dhe tek i njëjti janë gjetur një armë dhe disa para të cilat janë sekuestruar si provë materiale.
“Dyshohet se nën kërcënimin e armës viktimës f/k, i ’u kanë grabitur një shumë e parave nga dy të dyshuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar m/k, dhe tek i njëjti është gjetur një armë dhe disa para të cilat janë sekuestrua si provë materiale lidhur me rastin”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.