Bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij dhe e ka larguar nga shtëpia së bashku me fëmijët.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 19.01.2025 rreth orës 14:00, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari posedonte një armë.
“Dyshohet se i dyshuari m/k bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës f/k dhe e ka larguar nga shtëpia së bashku me fëmijët e saj. I dyshuari, po ashtu dyshohej se posedonte një armë”, thuhet në raport.
Po ashtu siç thuhet në raport njësiti policor gjatë kontrollit ka konfiskua armën e të dyshuarit, ndërsa viktima është ndjerë e rrezikuar dhe ka kërkuar të paraqes kërkesë për urdhër mbrojtës.
“Lidhur me rastin viktima ndihet e rrezikuar nga i dyshuari dhe ka kërkuar të paraqes kërkesë për urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë, dhe i dyshuari të vendoset në stop listë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.