Publikohen pamjet nga momenti kur polici e vret qenin e rrezikshëm që sulmoi nxënësit në Shirokë të Suharekës

Kronikë e zezë

Publikohen pamjet nga momenti kur polici e vret qenin e rrezikshëm që sulmoi nxënësit në Shirokë të Suharekës

Më: 22 janar 2025 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Policia e ka vrarë qenin i cili kishte sulmuar sot katër nxënës në shkollën fillore “17 Shkurti” në Shirokë të Suharekës.

Klankosova.tv ka siguruar pamjet në momentin kur qeni ishte goditur nga zyrtari i policisë së Kosovës.

Policia në një njoftim për këtë çështje ka thënë se: ” Qeni ka sulmuar edhe policët mirëpo në shpejtësi është asgjësuar duke e mënjanuar rrezikun e mëtutjeshëm”.

Dy nga nxënësit patën lëndim më të rëndë, ndërsa dy të tjerë lëndime më të lehta, të gjithë kanë marrë ndihmë mjekësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat