Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Pavlan të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Gashi njoftoi se në aksident ishin të përfshira dy vetura.
“Të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal”, tha Gashi.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe po merren me rastin”, theksoi ai.