Në një shtëpi në rrugën “Kollashini” në Mitrovicë të Veriut është bastisur një shtëpi.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se aty u gjetën dhe sekuestruan: një snajper me 14 fishekë, disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave, një radiolidhje dhe një kamerë vëzhgimi.
Gjatë bastisjes në shtëpi nuk ka qenë askush.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.