Tre persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ndodhi në rrugën Drenas-Skenderaj.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Drenas -Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, tha Ahmeti.
Ajo tha se me rastin po merret Njësiti i trafikut rajonal.