Policia e Kosovës, me autorizim të prokurorit të shtetit, sot rreth orës 10:00 ka kryer një kontroll në një shtëpi në Breznicë të Obiliqit.
Në njoftim thuhet se policia me këtë rast ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe municion.
Armët dhe municioni e personit të dyshuar ishin ekspozuar më herët në rrjetet sociale.
Ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe është hapur rast për veprën mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve.