Numri i rasteve të dhunës ndaj vajzave e grave në Kosovë po vazhdon të jetë mjaft i madh dhe në shumicën e këtyre ngjarjeve të trishta, të dyshuar janë partnerët e tyre. Shumë gra vendosin t’i ndajnë rrugët me burrat abuzivë, por as në këtë formë nuk arrijnë të shpëtojnë nga problemet.
Sinjali mëson se në hall me ish bashkëshortin e saj është edhe një grua 32-vjeçare nga Fushë Kosova, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë gjatë ditës së djeshme.
Bazuar në informacionet e para, ish burri i saj i ka shkuar te vendi i saj i punës dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj, duke e sulmuar me grushte.
Si pasojë e lëndimeve që ka pësuar, viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe e ka raportuar rastin.
Si rezultat, Policia është vënë në lëvizje, por s’kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin, i cili ndodhet akoma në arrati.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.