Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar një mjek në Kliniken Infektive në Prishtinë.
Siç raporton policia i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën mjek në Klinikën Infektive.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.